Back to Activities Upshift

UPSHIFT: Social Impact Workshop

UPSHIFT: Social Impact Workshop ndihmon të rinjët dhe adoleshentët e margjinalizuar që të bëhen krijues dhe ndërmarrës social, duke ju dhënë mësime praktike se si të kuptojnë më thellësisht problemet e komunitetit, të dizajnojnë zgjidhje përmes zhvillimit të një produkti dhe/ose shërbimi, dhe më pas si të udhëheqin ato ndërmarrje shoqërore që i zhvillojnë gjatë punëtorisë.

Përmes pjesëmarrjes në punëtorinë UPSHIFT ju do të:

  • Zhvilloni aftësitë dhe përvojën tuaj profesionale
  • Zgjidhni sfida shoqërore dhe kontribuoni në komunitetin tuaj
  • Mësoni si t’i zhvilloni, planifikoni, dhe implementoni idetë tuaja
  • Shoqëroheni me të rinj tjerë të cilët kanë interesa dhe pasion të përbashkët për të mirën e shoqërisë
  • Fitoni deri në 1,000 EUR si mbështetje për t’a realizuar idenë tuaj.

KRITERET PËR APLIKIM:

  • Ekipi juaj duhet t’i ketë së paku katër anëtarë duke përfshirë edhe juve, dhe jo më shumë se pesë (5) anëtar tërësisht;
  • Çdo anëtar i ekipit tuaj duhet të jetë i moshës 14 deri 24 vjeç;
  • Çdo anëtar duhet të jetë qytetarë i njërës prej këtyre komunave: Prizren, Suharekë, Rahovec ose Mamushë;
  • Çdo anëtar duhet të jetë prezent përgjatë punëtorisë, në datat 10, 11 dhe 12 Prill, 2020.

Afati i fundit për aplikim: e enjte, 2 prill, 2020.

KËSHILLË

  • Përzgjidhni anëtarët e ekipit me interesa dhe aftësi të ndryshme – ekipi juaj është më i mirë kur ka diversitet dhe mendime të ndryshme!

SI TË APLIKONI?

Krijoni një ekip të barazuar gjinor me 4-5 anëtarë, dhe plotësoni formularin e aplikimit këtu: FORMULARI I APLIKIMIT

A keni nevojë për ndihmë? Ne jemi këtu për ju. Mund të na kontaktoni:

  • Personalisht: Mësoni më shumë rreth UPSHIFT dhe merrni mbështetje direkte nga ekipi jonë ditët kur do ta vizitojmë qytetin tuaj. Ndiqni Innovations Lab Kosovo apo IPKO Foundation në Facebook që të informoheni kur do të jemi në qytetin tuaj – ose ejani personalisht në zyret tona: Rr. Enver Gjerqeku, nr. 20, Prishtinë
  • Përmes telefonit: Telefononi ose dërgoni mesazh në +383 (0) 49 555 906 ose +383 (0) 49 555 081 dhe ne do t'ju ndihmojmë në procesin e aplikimit.
  • Përmes emailit: Dërgoni email në upshift@ipkofoundation.org për udhëzime.