Back to Activities Podium

July 2, 2020

PODIUM: Visioning the 2045

IPKO Foundation në partneritet me UN Kosovo Team, UNICEF Kosovo Programe dhe DOKUFEST hapin thirrjen e PODIUM, në nderë të UN75 i cili është diskutimi me i madh, dhe më gjithëpërfshirës për rolin e bashkëpunimit global në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Podium: Punëtoria Avokimi për Ndryshim mëson adoleshentët dhe rininë të grupeve më të margjinalizuara në Kosovë si të luftojnë për nevojat dhe të drejtat e komuniteteve të tyre. Është një iniciativë e krijuar për të përmirësuar qëndrueshmërinë e adoleshentëve dhe rinisë duke zhvilluar njohuritë për drejtat e tyre, duke përmirësuar vetëdijesimin mbi fuqinë e ndryshimit social dhe avokimit; dhe duke kultivuar menaxhim të fushatës dhe taktikat e avokimit – gjatë përmirësimit të vetëbesimit dhe fuqizimit.

KRITERET PËR APLIKIM:

  • Ekipi juaj duhet t’i ketë tre (3) anëtarë;
  • Çdo anëtar i ekipit tuaj duhet të jetë i moshës 14 deri 24 vjeç;
  • Çdo anëtar duhet të jetë qytetarë i/e Kosovës

Afati i fundit për aplikim: e shtunë, 1 Gusht, 2020.

SI TË APLIKONI?

Krijoni një ekip 3 anëtarësh, dhe plotësoni formularin e aplikimit këtu: FORMULARI I APLIKIMIT

A keni nevojë për ndihmë?
Ne jemi këtu për ju. Mund të na kontaktoni:

  • Përmes telefonit: Telefononi ose dërgoni mesazh në +383 (0) 49 555 906 ose +383 (0) 49 555 031 dhe ne do t'ju ndihmojmë në procesin e aplikimit.
  • Përmes emailit: Dërgoni email në podium@ipkofoundation.org për udhëzime.
  • Përmes rrjeteve sociale te IPKO Foundation, si në: Facebook, Instagram dhe Twitter.

PODIUM: Visioning the 2045 mundësohet nga UN Kosovo team, UNICEF Kosovo programme, IPKO Foundation dhe Dokufest.