Back to Activities Design Challenge

June 20, 2021

Fituesit e garës “Sfida e Dizajnit 2021”

Programi i USAID “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” - ASSET në partneritet me Fondacionin IPKO kanë organizuar “Sfidën e Dizajnit” për të tretin vit radhazi.

Qëllimi i sfidës së këtij viti ishte të bashkonte mendje të reja dhe inovative nga shkolla të mesme të lartë nga gjithë Kosova për të garuar në pesë sfidat e më poshtme:

1. Krijimi i një videoje për paraqitjen e një koncepti shkencor/matematikor/teknologjik:
2. Krijimi i lojës Pinball;
3. Krijimi i një gjeneratori të energjisë elektrike për shkolla ose ekspozita;
4. Krijimi i shtëpisë inteligjente me funksion të kontrollimit për hapjen/mbylljen e dritareve/roletave;
5. Krijimi i pajisjes për ushqimin e kafshëve shtëpiake.

Gara ka filluar më 20 janar 2021 dhe ka përfunduar më 23 prill 2021 dhe në garën e sivjetme morrën pjesë rreth 200 nxënës, nga 16 shkollat e mesme të lartë të Kosovës dhe dorëzuan 34 projekte bashkëkohore.

Në një ceremoni virtual të organizuar më 18 qershor në platformën ZOOM, e cila mblodhi përfaqësues të USAID, MASHTI, drejtues të shkollave, mësimdhënës dhe nxnënës, Programi ASSET dhe IF shpalli shkollat fituese.

Momente nga ceremonia virtuale

Fituesit e “Sfida e Dizajnit 2021” janë:

Krijimi i një videoje për paraqitjen e një koncepti shkencor/matematikor/teknologjik:
• Vendi i parë shkolla “Xhavit Ahmeti” – Gjilan
• Vendi i dytë shkolla “Gjon Buzuku” – Prizren
• Vendi i tretë shkolla “Xhelal Hajda – Toni” – Rahovec

Krijimi i lojës Pinball:
• Vendi i parë shkolla “Xhevdet Doda” – Prishtinë
• Vendi i dytë shkolla “Bedri Pejani” – Pejë
• Vendi i tretë shkolla “Gjon Buzuku” – Prizren

Krijimi i një gjeneratori të energjisë elektrike për shkolla ose ekspozita:
• Vendi i parë shkolla “Gjon Buzuku” – Prizren
• Vendi i dytë shkolla “Jeta e Re” – Suharekë
• Vendi i tretë shkolla “Fan S. Noli” – Podujevë

Krijimi i shtëpisë inteligjente me funksion të kontrollimit për hapjen/mbylljen e dritareve/roletave:
• Vendi i parë shkolla “11 Marsi” – Prizren
• Vendi i dytë shkolla “Hivzi Sylejmani” – Fushë Kosovë

Krijimi i pajisjes për ushqimin e kafshëve shtëpiake:
• Vendi i parë shkolla “Jeta e Re” – Suharekë
• Vendi i dytë shkolla “Gimnazija” – Kamenicë
• Vendi i tretë shkolla “Bedri Pejani” – Pejë

Shkollat fituese të vendit të parë do të marrin kuponë me vlerë 250€. Shkollat fituese të vendit të dytë do të marrin kuponë me vlerë 200€. Shkollat fituese të vendit të tretë do të marrin kuponë me vlerë 150€.

Programi ASSET po ashtu do të shpërblejë shkollat pjesëmarrëse me kupon vlerë 50€ për secilin punim të dërguar. Kuponët me vlerë monetare do të përdoren për blerjen e pajisjeve shtesë për punë praktike me nxënës.

Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” financohet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.