Back to Activities Upshift

March 2, 2020

UPSHIFT | Lipjan Innovation Hub | Forma e Aplikimit

UNICEF Innovation Labs në partneritet me IPKO Foundation organizon UPSHIFT: Punëtori me Ndikim Social, nga 20-22 Mars 2020.

  • Rrit përvojën dhe aftësitë e tua profesionale
  • Zgjidhni sfidat sociale që e përmirësojnë komunitetin tuaj
  • Mësoni si të hartoni, zhvilloni dhe zbatoni idetë tuaja
  • Lidheni me të rinj të tjerë që ndajnë të njëjtat interesa dhe pasion për të mirën shoqërore
  • Dhe së fundi, fitoni deri në 1.000 EUR për ta realizuar idenë tuaj

 

KRITERET PËR APLIKIM:

  • Ekipi juaj duhet t’i ketë së paku katër (4) anëtarë duke përfshirë edhe juve, dhe jo më shumë se pesë (5) anëtarë tërësisht;
  • Çdo anëtar i ekipit tuaj duhet të jetë në klasë të dhjetë (10);
  • Çdo anëtar duhet të jetë qytetarë i Republikës së Kosovës, Komunës së Lipjanit;
  • Çdo anëtar duhet të jetë prezent përgjatë punëtorisë, nga data 20-22 Mars 2020.

 

Të gjitha shpenzimet gjatë punëtorisë tre-ditore mbulohen nga Fondacioni IPKO / UNICEF Innovations Lab Kosovo.

Si të aplikoni?

Formoni nje ekip prej 4-5 anëtar duke perfshire vajza dhe djem ne ekip dhe përzgjidhni anëtarët e ekipit me interesa dhe aftësi të ndryshme – ekipi juaj është më i mirë kur ka diversitet dhe mendime të ndryshme! Plotësoni formularin e aplikimit këtu: FORMULARI I APLIKIMIT

Nëse keni nevojë për ndihmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju lutemi na kontaktoni në upshift@ipkofoundation.org ose në +383 (0) 44 570 175 ose +383 (0) 49 461 060.

Afati i fundit për aplikim: e diel, 15 Mars 2020.