Back to Activities Upshift

August 16, 2019

UPSHIFT: Social Impact Workshop

UPSHIFT: Social Impact Workshop ndihmon të rinjët dhe adoleshentët e margjinalizuar që të bëhen krijues dhe ndërmarrës social, duke ju dhënë mësime praktike se si të kuptojnë më thellësisht problemet e komunitetit, të dizajnojnë zgjidhje përmes zhvillimit të një produkti dhe/ose shërbimi, dhe më pas si të udhëheqin ato ndërmarrje shoqërore që i zhvillojnë gjatë punëtorisë.

KRITERET PËR APLIKIM:

  • Ekipi juaj duhet t’i ketë së paku katër anëtarë duke përfshirë edhe juve, dhe jo më shumë se pesë (5) anëtar tërësisht;
  • Çdo anëtar i ekipit tuaj duhet të jetë i moshës 14 deri 24 vjeç;
  • Çdo anëtar duhet të jetë qytetar i Republikës së Kosovës;
  • Çdo anëtar duhet të jetë prezent përgjatë punëtorisë, nga data 27 deri më 29 Shtator, 2019;

Afati i fundit për aplikim: e Enjte, 19 Shtator 2019.

SI TË APLIKONI?

Krijoni një ekip të barazuar gjinor me 4-5 anëtarë, dhe plotësoni formularin e aplikimit këtu: FORMULARI I APLIKIMIT

KËSHILLË

  • Përzgjidhni anëtarët e ekipit me interesa dhe aftësi të ndryshme – ekipi juaj është më i mirë kur ka diversitet dhe mendime të ndryshme!

A keni nevojë për ndihmë? Ne jemi këtu për ju. Mund të na kontaktoni:

  • Personalisht: Mësoni më shumë rreth UPSHIFT dhe merrni mbështetje direkte nga ekipi jonë ditët kur do ta vizitojmë qytetin tuaj. Ndiqni Innovations Lab Kosovo apo IPKO Foundation në Facebook që të informoheni kur do të jemi në qytetin tuaj – ose ejani personalisht në zyret tona: Rr. Enver Gjerqeku, nr. 20, Prishtinë
  • Përmes telefonit: Telefononi ose dërgoni mesazh në +383 (0) 49 555 906 ose +383 (0) 49 555 031 dhe ne do t'ju ndihmojmë në procesin e aplikimit.
  • Përmes emailit: Dërgoni email në upshift@ipkofoundation.org për udhëzime.