Back to Activities Upshift

February 7, 2022

Të rinjtë e Gjilanit ftohen të aplikojnë në Punëtorinë UPSHIFT

UNICEF Innovations Lab në partneritet me IPKO Foundation organizon UPSHIFT: Punëtori me Ndikim Social, në javën e parë të muajit mars në Komunën e Gjilanit. 

-      Rrit përvojën dhe aftësitë e tua profesionale.

-      Zgjidhni sfidat sociale që e përmirësojnë komunitetin tuaj.

-      Mësoni si të hartoni, zhvilloni dhe zbatoni idetë tuaja.

-      Lidhuni me të rinj të tjerë që ndajnë të njëjtat interesa dhe pasione për të mirën shoqërore.

-      Së fundmi, fitoni deri në 1.000 EUR për ta realizuar idenë tuaj.

Kriteret për aplikim:

-     Ekipi juaj duhet t’i ketë së paku katër (4) anëtarë duke përfshirë edhe juve, dhe jo më shumë se pesë (5) anëtarë tërësisht;

-     Çdo anëtar i ekipit tuaj duhet të jetë mes moshës 15-18 vjeç;

-     Çdo anëtar duhet të jetë qytetar i Republikës së Kosovës, nga Komuna e Gjilanit;

-    Çdo anëtar duhet të jetë prezent përgjatë punëtorisë, në javën e parë të muajit mars.

Si të  aplikoni? 

Formoni nje ekip prej 4-5 anëtarësh duke përfshirë vajza dhe djem në ekip dhe përzgjidhni anëtarët e ekipit me interesa dhe aftësi të ndryshme – ekipi juaj është më i mirë kur ka diversitet dhe mendime të ndryshme!

Për të aplikuar, ju duhet të plotësoni formën, të cilën e gjeni në këtë vegzë: https://bit.ly/3sfdKtW

Nëse keni nevojë për ndihmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju lutemi na kontaktoni në upshift@ipkofoundation.org ose në numrat e telefonit: +383 (0) 45 471 963 ose +383 (0) 49 211 320

Afati i fundit për aplikim: E premte, 18 shkurt, 2022!