Back to Activities Podium

April 15, 2020

PODIUM is going online!

PODIUM po vjen në format Online!

Tema: Shëndeti mendor gjatë dhe pas COVID - 19

A keni deshirë që të zhvilloni aftësitë e avokimit për zgjidhjen e sfidave të komunitetit tuaj? Të bëheni pjesë e një rrjeti të fuqishëm të avokuesve të rinj në mbarë Kosovën? Mësoni si të menaxhoni buxhetin prej 500 EUR si mbështetje për të realizuar kampanjë?

Atëherë aplikoni për PODIUM online e cila është një punëtori që i mëson adoleshentët e grupeve të ndryshme në Kosovë se si të avokojnë për nevojat dhe të drejtat në komunitetin e tyre.

Gjatë përvojës në Podium do të mësoni për vetëdijesim për çështjet që janë të rëndësishme për ju dhe komunitetin tuaj dhe do të mësoni të bashkëpunoni me bartësit e detyrave për të futur këto çështje në agjendat e tyre. Podium: Punëtoria Avokimi për Ndryshim mëson adoleshentët dhe rininë të grupeve më të margjinalizuara në Kosovë si të luftojnë për nevojat dhe të drejtat e komuniteteve të tyre. Është një iniciativë e krijuar për të përmirësuar qëndrueshmërinë e adoleshentëve dhe rinisë duke zhvilluar njohuritë për të drejtat e tyre, duke përmirësuar vetëdijesimin mbi fuqinë e ndryshimit social dhe avokimit; dhe duke kultivuar menaxhim të fushatës dhe taktikat e avokimit – gjatë përmirësimit të vetëbesimit dhe fuqizimit.

KRITERET PËR APLIKIM:

  • Ekipi juaj duhet t’i ketë së paku katër anëtarë duke përfshirë edhe juve, dhe jo më shumë se pesë (5) anëtar tërësisht;
  • Mundësi aplikimi kanë të gjithë të rinjët e moshës 14-24 vjeç nga e gjithë Kosova;
  • Çdo anëtar duhet të jetë prezent përgjatë punëtorisë, në datat 11-15 maj, 2020.

Afati i fundit për aplikim: e hënë, 4 maj, 2020.

SI TË APLIKONI?

Krijoni një ekip të barazuar gjinor me 4-5 anëtarë, dhe plotësoni formularin e aplikimit këtu: FORMULARI I APLIKIMIT

A keni nevojë për ndihmë? Ne jemi këtu për ju. Mund të na kontaktoni: Përmes telefonit: Telefononi ose dërgoni mesazh në +383 (0) 49 555 906 ose +383 (0) 49 555 031 dhe ne do t'ju ndihmojmë në procesin e aplikimit. Përmes emailit: Dërgoni email në podium@ipkofoundation.org për udhëzime.