Back to Activities Design Challenge

March 25, 2021

Njoftim | Shtyhet afati për dorëzimin e punimeve në garën “Sfida e Dizajnit” 2021

Shkollat të cilat kanë punuar në projektet e garës “Sfida e Dizajnit” 2021 mund të dorëzojnë punimet e tyre deri më 15 prill 2021!

Për shkak të vështirësive në punë normale të shkollave, si pasojë e pandemisë COVID-19, Programi "Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt" - ASSET dhe Fondacioni IPKO morën vendim për shtyrjen e afatit.

 

Programi "Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt" financohet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës - KEC, në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.