Back to Activities Podium

June 22, 2020

Innovation Hub Lipjan organizon Podium Online

UNICEF Innovation Labs në partneritet me IPKO Foundation organizon Podium, e cila është një punëtori që i mëson adoleshentët e grupeve të ndryshme në Kosovë se si të avokojnë për nevojat dhe të drejtat në komunitetin e tyre. Podium është një punëtori që i mëson adoleshentët e grupeve të ndryshme në Kosovë se si të avokojnë për nevojat dhe të drejtat në komunitetin e tyre. Podium u jep adoleshentëve aftësi për vlerësimin e nevojave në komunitet, si t’a bëjnë dhe menaxhojnë një kampanjë, si të lobojnë me vendim-marrësit dhe si t’i bëjnë të njohura çështjet e komunitetit të tyre përmes përdorimit të mediave.

Dëshironi që të:

  • Merrni mbështetje dhe të zhvilloni aftësitë e avokimit për zgjidhjen e sfidave të komunitetit tuaj?
  • Krijoni raporte të mira me vendim-marrësit e komunës suaj?
  • Mësoni si të implementoni kampanjën tuaj?
  • Bëhuni pjesë e një rrjeti të fuqishëm të avokuesve të rinj në mbarë Kosovën?
  • Mësohuni si të menaxhoni buxhetin prej 500 EUR si mbështetje për të realizuar këtë kampanjë?

Atëherë bëhuni pjesë e PODIUM!

SI TË APLIKONI?

Formoni një grup të 4-5 antarëve, të moshës 14-24 vjec
Anëtarët të jenë nga komuna e Lipjanit
Na tregoni se cila mendoni se është sfida, brenga apo problemi më i madh në komunitetin tuaj

FORMA E APLIKIMIT: LINK

Afati i fundit për aplikim: e diel, 12 korrik, 2020

Për të ju ndihmuar gjatë procesit të aplikimit, ju lutem na kontaktoni në email: podium@ipkofoundation.org, ose telefononi në +383 (0) 44 570 175 ; +383 (0) 49 461 060