Back to Activities Podium
UNICEF Innovation Labs në partneritet me IPKO Foundation organizon Podium, e cila është një punëtori që i mëson adoleshentët e grupeve të ndryshme në Kosovë se si të avokojnë për nevojat dhe të drejtat në komunitetin e tyre. Podium është një punëtori që i mëson adoleshentët e grupeve të ndryshme në Kosovë se si të avokojnë për nevojat dhe të drejtat në komunitetin e tyre. Podium u jep adoleshentëve aftësi për vlerësimin e nevojave në komunitet, si t’a bëjnë dhe menaxhojnë një kampanjë, si të lobojnë me vendim-marrësit dhe si t’i bëjnë të njohura çështjet e komunitetit të tyre përmes përdorimit të mediave.
KRITERET PËR APLIKIM:
Afati i fundit për aplikim: e diel, 9 Gusht, 2020.
SI TË APLIKONI?
Krijoni një ekip të barazuar gjinor me 4-5 anëtarë, dhe plotësoni formularin e aplikimit këtu: FORMULARI I APLIKIMIT
KËSHILLË
Përzgjidhni anëtarët e ekipit me interesa dhe aftësi të ndryshme – ekipi juaj është më i mirë kur ka diversitet dhe mendime të ndryshme!
A keni nevojë për ndihmë?
Ne jemi këtu për ju. Mund të na kontaktoni:
Personalisht: Mësoni më shumë rreth PODIUM duke ndjekur Innovations Lab Kosovo apo IPKO Foundation në Facebook që të informoheni më shumë.
Përmes telefonit: duke kontaktuar numrat +383 (0) 45 520 760 ose +383 (0) 45 471 963 dhe ne do t'ju ndihmojmë në procesin e aplikimit.
Përmes emailit: Dërgoni email në podium@ipkofoundation.org për udhëzime.