Back to Activities Wiki Ponder

Innovation Hub Gjilan organizes WIKI/Ponder Online

Trajnimet PONDER / Wiki Academy përqëndrohen në shkrimin dhe leximin kritik medial, ku përgjatë tri (3) sesioneve brenda javes 25 - 29 Maj, 2020, pjesëmarrësit do të përmirësojnë aftësitë e mendimit kritik, shkrimin dhe leximin, dhe të kuptuarin dhe sfidimin e informatave subjektive, dhe gjithashtu do të kenë mundësi të shkruajnë artikuj në Wikipedia.

 

Pse të angazhoheni në PONDER / Wiki Academy?
• Zhvilloni aftësitë të shkrimit dhe leximit;
• Aftësitë për të menduar në mënyrë më kritike;
• Aftësi për të kuptuar dhe sfiduar informatat subjektive;
• Aftësi për të shkruar artikuj enciklopedik;
• Mentorim gjatë shkrimit dhe publikimit të artikujve
• Zhvillim të çasjes kritike ndaj informatave të cilat merren në përditshmëri në rrjetet sociale dhe mediet tjera;
• Rrjetëzim me kritikë të rinj;

 

KUSH MUND TË JETË PJESË E TRAJNIMIT
• Mund të regjistroheni individualisht apo si grup i dy apo tre anëtarëve;
• Kur të plotësoni formën, shënoni informatat e kërkuara për secilin anëtarë të ekipit;
• Mosha e anëtarëve duhet të jetë prej 14 deri 24 vjeç.
Të jenë qytetarë të komunës së Gjilanit.

 

KËSHILLA
• Pjesëmarrësit duhet të jenë të interesuar të përmirësojnë të menduarit kritik, shkrimin dhe leximin.
• Pjesëmarrësit duhet të jenë të gatshëm dhe të aftë të ndjekin tri (3) sesionet e trajnimit, përkatësisht më 25, 27 dhe 29 Maj, 2020.
• Pjesëmarrësit duhet të jenë të gatshëm të angazhohen në mënyrë të pavarur në përfundimin e detyrave të secilit sesion, dhe kështu të kontribojnë në zhvillimin e programit dhe rrjetëzimin me bashkëmoshatarët e tyre.

 

Afati për aplikim është deri me datë 21 Maj 2020.

FORMA E APLIKIMIT NE GJUHEN SHQIPE: LINK

FORMA E APLIKIMIT NE GJUHEN SERBE: LINK