Back to Activities Techstitution

March 2, 2022

Hapet aplikimi për Punëtorinë Techstitution në Gjilan

Techstitution është projekt për inkurajimin e të rejave dhe të rinjëve për përfshirje në fushën e teknologjisë, duke shfrytëzuar zhvillimet e teknologjisë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme për institucionet komunale të Komunave të Kosovës. Nga ky projekt do të përfitojnë 40 pjesëmarrës nga Komuna e Gjilanit nga të cilët do të përzgjedhen 5 më të mirët që do të vazhdojnë të punojnë bashkë me eksperten/in e përzgjedhur në mënyrë që të zgjidhin një problem nga komuna përkatëse.

Si pjesë e këtij projekti, do të zhvillohet një zgjidhje digjitale për institucionet publike në Komunën e Gjilanit. 

Trajnimi është falas dhe zgjatë tri ditë. Datat e tranjimit në Gjilan: 24 deri më 26 Mars 2022 

Nëse merrni pjesë gjatë tri ditëve të trajnimit dhe jeni aktiv/e:

- Do të merrni certifikatë.

- Do të zhvilloni aftësitë tuaja digjitale duke qenë pjesëmarrës/e në punëtorinë që do të mbahet nga një ekspert/e i/e fushës.

- Pesë pjesëmarrësit/et me performancën më të mirë, do të përfitojnë giftcard në vlerë prej 50 euro. 

Kriteret per aplikim:

- Pjesëmarrësit/et duhet të jenë nga mosha 15 - 18 vjeç

-Të jenë nga komuna e Gjilanit. 

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: 20 Mars 2022

Për të aplikuar, ju duhet të plotësoni formën, të cilën e gjeni në këtë vegzë: LINK 

Techstitution financohet nga UNICEF Kosovo Programme dhe Austrian Development Cooperation Agency në Prishtinë dhe implementohet nga IPKO Foundation.