Back to Activities Girls in ICT

April 7, 2020

Girls in ICT 2020 is going online!

A e dini se vetëm 17% e biografive në Wikipedia përshkruajnë profilin e gruas dhe e gjithë kjo ndodhë për shkak të padukshmërisë në 🌐internet të punës së tyre? Kjo gjë natyrisht që e bën të vështirë krijimin e biografive të grave, pavarësisht sa e vlefshme është puna e tyre.

Në grupin e grave me interes të veçantë të shoqërisë së internetit natyrisht që duhet të jemi të përkushtuar të promovojmë edhe pjesëmarrjen e grave në ekosistemin e Internetit. Gjithashtu eshte e rendesishme qe të rrisim përmbajtjen e krijuar nga/dhe për gratë në internet për të dhënë zë dhe për t'i bërë të dukshme veprimet, punën dhe pjesëmarrjen e grave në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

Me 26 Prill në shumë vende të botës shënohet Dita 🌍 Ndërkombëtare e Vajzave në TIK me aktivitete të ndryshme në përputhje me teknologjinë informative dhe ne, në IPKO Foundation jemi shumë të lumtur të jemi një nga organizatorët në shënimin e kësaj ngjarje në Kosovë.

👩‍💻Girls in ICT organizohet nga IPKO Foundation në bashkëpunim me A.U.K - Training and Development Institute për vitin e gjashtë (6) me radhë duke kontribuar direkt në edukimin e vajzave të reja në fushën e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit, përmes folësve inspirues, punëtorive interaktive dhe panairit të karrierës.

Këtë vit po shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK pak më ndryshe. Për shkak te pandemisë Globale e shkaktuar nga Covid-19 kemi vendosur që këtë konferencë ta shënojmë online, përmes Facebook LIVE, e cila do të jetë e hapur për të gjithë, më 23 prill (e enjte) me të ftuar Drenushë Imeraj.

Çfarë do të ofrojë kjo konferencë?

👩‍🦰 Fjalime inspiruese nga Drenushë Imeraj

💻 Online Workshop: System Hacking: Steganography nga Blerim Jahiu

Ju mirëpresim, që së bashku të kemi ndikim pozitiv në komunitetin tonë!

Regjistrimi në këtë link është obligativ ➡️ https://forms.gle/yJS9qDwZcmWkoxmd9