Back to Activities Design Challenge

Fituesit e “Sfida e Dizajnit 2020”

Programi “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” - ASSET në partneritet me Fondacionin IPKO kanë organizuar “Sfidën e Dizajnit” për të dytin vit radhazi. Si Programi ASSET ashtu dhe Fondacioni IPKO kanë një qëllim të ngjashëm, për të mbështetur dhe përgatitur të rinjët e Kosovës për jetë dhe punë në shekullin 21. Qëllimi i sfidës së këtij viti ishte të bashkonte mendje të reja dhe inovative nga shkolla të mesme të ndryshme nga gjithë Kosova për të garuar në katër sfidat e më poshtme:

- Krijimi i një loje tavoline
- Punimi i pajisjes për rregullimin e lagështisë së ajrit
- Punimi i shkopit ndihmës për të moshuarit apo të verbërit
- Krijimi i videove të karrierës-profesioneve

Nxënësve u kërkohej të krijonin pajisje inovative që synojnë të ndihmojnë komunitetin në të cilin ata jetojnë. Gjithsej 22 shkolla nga e gjithë Kosova dorëzuan 55 projekte. Këto projekte ishin argëtuese dhe njëkohësisht sfiduese për nxënësit sepse, siç e theksuan ata, për të punuar në to nevojitej një mendësi e hapur dhe shansi për të përsosur aftësitë krijuese. Nxënësit theksuan se gjatë punimit në projekte arritën të përforcojnë aftësitë e tyrë në ndarjen e njohurive me të tjerët, zgjidhjes së sfidave me fleksibilitet, përmirësimin e aftësive të tyre të forta dhe komunikimin efektiv brenda ekipeve të tyre.

Panelet e vlerësimit përbëheshin nga përfaqësues të USAID, MASHT, MZHE, BONEVET, SmartBits, TOKA, IPKO Foundation, Universiteti i Prishtinës, Cacttus Education, dhe ekipit të Programit ASSET.

 

Fituesit e “Sfida e Dizajnit 2020” janë:

Sfida për krijimin e një loje tavoline:
• Vendi i parë: “Xhelal Hajda-Toni” - Rahovec
• Vendi i dytë: “Xhevdet Doda” - Prishtinë
• Vendi i tretë: “Gjon Buzuku” – Prizren

Sfida për punimin e pajisjes për rregullimin e lagështisë së ajrit:
• Vendi i parë: “Gimnazija” - Kamenicë
• Vendi i dytë: “Kuvendi i Lezhës” - Viti
• Vendi i tretë: “Jonuz Zejnullahu” - Viti

Sfida për punimin e shkopit ndihmës për të moshuarit apo të verbërit:
• Vendi i parë: “Xhavit Ahmeti” - Gjilan
• Vendi i dytë: “Gjon Buzuku” - Prizren
• Vendi i tretë: “Eqrem Çabej” - Vushtrri

Sfida për krijimin e videove të karrierës-profesioneve:
• Vendi i parë: Shkolla Kuvendi i Arbërit, Ferizaj
• Vendi i dytë: Shkolla Kuvendi i Lezhës, Viti
• Vendi i tretë: Gjimnazi i Specializuar Matematikor, Prishtinë

 

Për të parë videot e plota të shkollave fituese në sfidën “Video e karrierës-profesioneve” ju lutemi vizitoni busulla.com

 

Shkollat fituese të vendit të parë do të marrin kuponë me vlerë 300€.
Shkollat fituese të vendit të dytë do të marrin kuponë me vlerë 250€.
Shkollat fituese të vendit të tretë do të marrin kuponë me vlerë 200€.

 

Çmime të veçanta sponsorizohen nga SmartBits, BONEVET dhe TOKA.

SmartBits do të ofrojë praktikë njëmujore në SmartBits me pagesë, për gjashtë nxënës nga tre shkollat fituese në sfidën e videove të Karrierës.

BONEVET do të ofrojë bursë dy-mujore dhe praktikë dy-mujore të paguar për tre nxënës nga shkollat fituese të vendeve të para nga sfidat e krijimit të një loje tavoline, Punimi i pajisjes për rregullimin e lagështisë së ajrit dhe krijijmin e shkopit ndihmës për të moshuarit apo të verbërit.

TOKA do të ofrojë dy vende në Kampin Veror për dy nxënës nga cilado prej shkollave fituese. Vendimi se kush do të marrë pjesë do të merret në bashkëpunim me shkollat.

Jemi të entuziazmuar që të vazhdojmë këtë partneritet gjatë viteve të ardhshme të Programit, në mënyrë që nxënësve nga të gjitha shkollat e Kosovës t'u jepet mundësia që të nxjerrin në pah aftësitë e tyre duke përdorur aftësitë e tyre krijuese.