Back to Activities Design Challenge

April 7, 2022

Fituesit e Garës “Sfida e Dizajnit 2022”

Programi i USAID “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt “ - ASSET në partneritet me Fondacionin IPKO kanë organizuar garën “Sfida e Dizajnit 2022” për të katërtin vit radhazi. 

Qëllimi i sfidës së këtij viti ishte të nxiste të rinj nga shkolla  të mesme të larta të Kosovës të punojnë në ekipe dhe të përdorin shkathtësitë e tyre kreative dhe të zgjidhjes së problemeve për pesë sfidat e më poshtme:

  1.     Krijimi i videove të karrierës;
  2.     Krijimi i pajisjes për matjen e nivelit të zhurmës;
  3.     Krijimi i pajisjes për kursimin e energjisë elektrike;
  4.     Krijimi i fermës së mençur për rritjen e bimëve;
  5.     Zgjidhja e një problemi në shkollë.

Nxënësve u është kërkuar të krijonin pajisje bashkëkohore që synojnë të ndihmojnë komunitetin në të cilin ata jetojnë. Në vitin e 4-të të organizimit të kësaj gare pjesëmarrës ishin 198 nxënës nga gjithsej 20 shkolla nga e gjithë Kosova, të cilët dorëzuan 39 projekte.

Programi ASSET në bashkëpunim me Fondacionin IPKO organizuan ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 17 mars, me përfaqësues nga Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar [USAID Kosovo], Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, drejtues të shkollave, mësimdhënës dhe nxënës, ku edhe u shpallen shkollat fituese.

Fituesit e “Sfida e Dizajnit 2022” janë:

Krijimi i videove të karrierës:

• Vendi i parë shkolla “Xhevdet Doda” - Prishtinë
• Vendi i dytë shkolla “Qendra e Kompetencës” - Ferizaj
• Vendi i tretë shkolla “Kuvendi i Arbërit” - Ferizaj

Krijimi i pajisjes për matjen e nivelit të zhurmës:

• Vendi i parë shkolla “Gjon Buzuku” - Prizren
• Vendi i dytë shkolla “Gimnazija” - Kamenicë
• Vendi i tretë shkolla “Jeta e Re” - Suharekë

Krijimi i fermës së mençur për rritjen e bimëve:

• Vendi i parë shkolla “Gjon Buzuku” - Prizren
• Vendi i dytë shkolla “Kuvendi i Lezhës” - Viti
• Vendi i tretë shkolla “Jeta e Re” - Suharekë

Zgjidhja e një problemi në shkollë apo komunitet:

• Vendi i parë shkolla “Kuvendi i Arbërit” - Ferizaj
• Vendi i dytë shkolla “Xhavit Ahmeti” - Gjilan
• Vendi i tretë shkolla Fan S. Noli - Podujevë

Përveç ceremonisë për ndarjen e çmimeve, u organizua edhe një ekspozitë e projekteve fituese të shkollave. Në ceremoni ishin nxënësit, mësimdhënësit, pjesëtarët e panelit vlerësues dhe organizatat partnere.

Çmimet që ju dhuruan grupeve fituese përbëheshin nga një trofe, certifikatë dhe kupon në vlerë monetare që shkollat mund të shfrytëzojnë për të blerë paisje dhe materiale të nevojshme për punë praktike. Gjithashtu, gjatë ceremonisë u ofruan edhe disa çmime speciale për ekipet fituese nga partnerët e Programit.

Shkollat fituese të vendit të parë u shpërblyen me kuponë me vlerë 700€. Shkollat fituese të vendit të dytë u shpërblyen me kuponë me vlerë 500€. Shkollat fituese të vendit të tretë u shpërblyen me kuponë me vlerë 300€.

Programi ASSET po ashtu shpërbleu shkollat pjesëmarrëse me kupon në vlerë 100€ për secilin punim të dërguar. Kuponët me vlerë monetare do të përdoren për blerjen e pajisjeve shtesë për punë praktike me nxënës.

Gara “Sfida e Dizajnit” është organizuar për katër vite me radhë dhe ka përfshirë rreth 700 nxënës nga shkollat e mesme të larta publike të Kosovës të cilët kanë dorëzuar rreth 150 projekte të ndryshme.

Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” financohet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.