Back to Activities Education for Employability

“Edukim për Punësim” – Orientimi në karrierë dhe thirrjet e hapura të punës

Më poshtë mund të gjeni platforma të cilat do të ju ndihmojnë në zhvillim të karrierës dhe për të gjetur pozita të lira të punës që ofrohen në treg.

 

Kosova Job

KosovaJob për 8 vite më rradhë është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë me mbi 1 milion shfletime të vendeve të punës në çdo muaj.

KosovaJob shërben si urë lidhëse e mundësive të reja të karrierës të ofruara nga punë-dhënësit për punë-kërkuesit dhe si e tillë ka mundësuar që më shumë se 15,000 persona të gjejnë vende të punës.

Gjejë vende të lira të punës...

 

Busulla

Busulla eshte platforma zyrtare e MASHT për orientim profesional, edukim dhe këshillim në karrierë.

 

Shkollat/Universitetet

Nëse dëshironi të dini se çfarë drejtimesh ofrohen në shkollat e  mesme anë e mbanë Kosovës, cilat janë programet e akredituara të kolegjeve apo universiteteve, t’i krahasoni ato dhe të formoni një mendim kritik, atëherë këtë mund ta arrini përmes shfrytëzimit të  komponentës Shkollat/Universitetet. Krahasimi i shkollave, kolegjeve dhe universiteteve tani e tutje lehtë e shpejt pa lëvizur nga vendi.

Shiko më shumë

 

Testet e karrierës

Zgjedhja e profesionit paraqet një prej vendimeve më të  rëndësishme në jetë. Hapi i parë në procesin e orientimit në karrierë  është njohja e vetvetes, e cila arrihet përmes testeve të interesit, aftësive, vlerave dhe preferencave të mësimit. Këto teste janë adekuate për çdo moshë dhe janë falas për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës.

Shiko më shumë

 

Basic Check®

Basic Check është një vlerësim neutral i aftësive të nxënësve. Perceptimi i aftësive përgjatë fazës së vet-testimit me testet e karrierës nganjëherë mund të mos korrespondojë me realitetin. Prandaj, për një orientim dhe këshillim efikas në karrierë është planifikuar edhe përdorimi i testit për evaluim të potencialit “BasicCheck“ për të gjithë nxënësit.

Ky test organizohet vetëm në qendrat testuese, të akredituara për administrimin e këtij testi.

Shiko më shumë

 

Profesionet

Busulla.COM ofron mundësi shumë atraktive dhe efikase për eksplorimin e profesioneve të ndryshme.

Për çdo profesion Busulla.COM do të specifikoj një ditë tipike të punës së atij profesioni, specifikat e atij profesioni, pagën mesatare, aktualiteti në tregun e punës, mundësitë e avansimit në karrierë si dhe cili është shtegu arsimor për atë profesion?

Shiko më shumë

 

Puna dhe Praktika

“One stop shop” për nxënës dhe firma. Nxënësit dhe studentët përmes kësaj komponente të platformës do të mund të kërkojnë biznese të cilat ofrojnë praktikë dhe aftësim profesional në vendin e punës. Në të njejtën kohë bizneset do ta shfrytëzojnë mundësinë e publikimit të vendeve të lira të praktikës. Praktikë-kërkuesit do të mund ta krijojnë portfolion e tyre online dhe t’i specifikojnë preferencat e tyre.

Shiko më shumë

 

Këshilltari

Busulla.COM e bënë ndërlidhjen e këshilltarëve të karrierës me nxënës, të cilëve do t’u ofrohet asistencë në pyetje të ndryshme që kanë të bëjnë me karrierën dhe profesionin. Platforma do të ofroj informata dhe mësime për situata dhe tema të ndryshme si dhe do të ofrojë një hapësirë të sigurt për komunikim dhe shkëmbim rreth temave që ndërlidhen me karrierë dhe orientim profesional.

Shiko më shumë