Back to Activities DOKU TECH

May 19, 2022

Donjeta Sahatçiu pret në takim ekipin e IPKO Foundation

Një takim shumë miqësor i ekipit të IPKO Foundation me nënkryetaren e Komuna e PrishtinësDonjeta Sahatçiu, të cilën e përgëzuam për pozitën e re në këtë institucion, duke u bërë nënkryetarja e parë grua e kryeqytetit Prishtinë.

Ne e njoftuam Donjetën me projektet e shumta që po implementon IPKO Foundation si DOKUTECH, STEAMEngine, GirlsinICT e të tjera për t’i fuqizuar të rinjtë e Kosovës, për t’i inspiruar ata që të ndjekin karrierën në fushën e teknologjisë dhe të shfrytëzojnë mundësitë e shumta që ju ofron ky sektor.

Gjatë takimit, përveç se u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy palëve, Donjeta shprehu gatishmërinë e Komunës së Prishtinës për t’i mbështetur projektet që synojnë t’i përvetësojnë shkathtësitë e të rinjve të Prishtinës, dhe Kosovës në përgjithësi.