Back to Blog Sponsorship Program

January 26, 2022

IPKO Foundation përkrahë fushatën e AMC-së #dashniekujdes

Aksioni për Nëna dhe fëmijë, tash e disa vite angazhohet në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Misioni i kësaj organizate është të edukojë, zhvillojë, avokojë fuqishëm dhe t’i japë përparësi të lartë aktiviteteve që do të zvogëlojnë shkallën e lartë të vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave në Kosovë. 

Të punojmë për shëndetin e nënave dhe fëmijëve përgjatë pandemisë COVID-19 nuk ishte aspak e lehtë. Anulimi i pothuajse te gjitha eventeve për ngritjen e fondeve si dhe gjendja e rënduar e bizneseve private, të cilët janë mbështetësit e misionit tonë ndër vite, e vështirësuan shumë punën rreth ngritjes së fondeve në organizatën tonë. Por, gjithsesi me ndihmën e shumë partnerëve tanë, ia kemi dalë që të kemi rezultate mahnitëse edhe përgjatë pandemisë.

IPKO Foundation ka qenë dhe vazhdon të jetë mbështetës i Organizatës AMC tash e disa vite. 

Në dy vitet e fundit, IPKO Foundation ka përkrahur kampanjën #dashniekujdes me vlerën 500 Eur secilin vit, mjete këto të cilat përdoren për blerjen e medikamenteve dhe pajisjeve medicinale për spitalet publike të vendit, përkatësisht në klinikat e Neonatalogjisë dhe Pediatrisë.

Ndër shumë përfitues të nënave dhe foshnjeve nga medikamentet dhe pajisjet medicinale të ofruara nga AMC, është dhe rasti i foshnjes së lindur para kohe, Hanës.

Hana lindi në Prishtinë më 2 korrik, 2021. Ajo erdhi në jetë para kohe, në javën e 34-të dhe peshonte vetëm 1,770 gr. Pas lindjes, asaj iu shfaqën probleme me frymëmarrje (simptomat e RDS-së). Mjekët e vendosën në CPAP, e trajtuan me medikamentin surfaktant dhe për dy ditë tjera me sistemin e oksigjenit, pajisje dhe medikamente këto të cilat i siguron Fondacioni ynë përmes ngritjes së fondeve përgjatë aktiviteteve te ndryshme gjatë vitit.

                       

Tregimet e tilla të suksesit na motivojnë dhe na nxisin që të punojmë dhe të vazhdojmë të krijojmë partneritete të reja, por mbi gjitha të mbajmë relacione dhe t’i forcojmë ato me partnerët ekzistues siç është IPKO Foundation, të cilët me besimin ndaj AMC vazhdojnë të na përkrahin dhe ndihmojnë në misionin tonë për shumë vite.