Back to Blog DOKU TECH

April 30, 2021

Girls in ICT – Edicioni 2021

IPKO Foundation në bashkëpunim me (A.U.K) Training and Development Institute – TDI, dhe Programin ASSET – USAID, edhe këtë vit ka organizuar konferencën e 7-të me radhë “Girls in ICT”, duke festuar kështu Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK. Në këtë ditë, kremtohet thyerja e stereotipeve gjinore në shoqëri, promovimi i inovacionit dhe fuqizimi i të rinjëve dhe rritja e punësimit duke trajnuar vajzat dhe gra në aftësi të buta në sektorin e TIK.

Për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, edhe këtë vit, konferenca Girls in ICT 2021 është festuar përmes platformës ZOOM dhe Facebook. Pjesë e eventit ka qenë fjalimi inspirues si dhe punëtoria për zhvillimin e aftësive të buta dhe përgaditja për tregun e punës.

Fjalimin inspirues e dha Agnesa Belegu, dizajnere e lojërave, e cila ju tregoi pjesëmarrësve historinë e saj personale të suksesit dhe ndau me ne perspektivën e saj mbi rëndësinë e nxitjes së diversitetit gjinor në fushat teknologjike, sfidat me të cilat përballen dhe rolin që profesionistët dhe organizatat e TIK mund të luajnë në tejkalimin e këtyre sfidave.

Agnesa është dizajnere pasionante e lojërve e cila është e specializuar në hartimin e sistemit dhe punon aktualisht në Dech Light të Techland në Poloni. Pasi ka përfunduar studimet master në Zhvillimin e Lojërave në Akademinë FIEA të UCF, ajo ka punuar në EA Sports’ NBA Live 2018 me ekipin EA Tiburon. Duke u kthyer në Kosovë në 2017 për të kontribuar në industrinë locale të lojërave, Agnesa me ekipin e saj në ZombieSoup L.L.C. ishin ekipi i parë profesional për zhvillimin e lojërave në Kosovë, duke lansuar lojëra të shumta në shkallë të vogël, të mesme dhe të ndërtuara për platformat VR, mobile dhe PC. Agnesa vazhdon të shtrojë rrugën për të ndihmuar në Game Jams dhe komunitetin Kosovar të Zhvilluesve të Lojërave me anë të mentorimeve përmes programit JuniorGeeks si dhe duke praktikuar dhe ndërtuar kurrikulë për hartimin e lojërave.

Poashtu, gjatë konferencës u mbajt një punëtori nga Donika Gashi, me anë të cilës pjesëmarrëset arritën t’i zhvillojnë aftësitë e buta. Gjatë kësaj punëtorie, vajzat mësuan se si të ndërtojnë një CV dhe Cover Letter, si dhe si të përdorin platformat e punës: Freelancer, Five, Krypunë dhe Payoneer.

Moderatore e konferencës ishte Erëzë Ahmetgjekaj nga Open Data Kosovo që moderoi me fokus të vecantë në kohën e diskutimit me vajzat pjesëmarrëse. Pjesë e edicioneve të kaluara ka qenë edhe panairi i punës ku kishin marrur pjesë mbi 20 kompani dhe organizata të cilat kanë prezentuar thirrjet e tyre të hapura për më shumë se 300 pjesëmarrës të panairit. Gjatë viteve të fundit, kompanitë kanë realizuar mbi 60 intervista të vajzave që i kanë takuar gjatë konferencës Girls in ICT. Nga të gjithë aplikantët e intervistuara, 35% kanë gjetur punë, nga to 15% e tyre ishin të punësuar me një punë me kohë të plotë dhe 20% e tyre gjetën pozicione praktike.