Back to Activities IF

May 22, 2013

Koha për të votuar

Community Boost_r tashmë është futur në një fazë tjetër zhvillimi. Pas përfundimit të fazës së aplikimit të projekteve, tash është koha për votim.

Në adresën e community boost_r në Kosovë kanë aplikuar diku rreth 20 projekte, por vetëm 12 prej tyre kanë marrë dritën jeshile për tu futur në garë. 12 projektet për të cilat mund të votoni janë këto:

Notoprofesorin.com

Pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje publike

Bordi Studimor

Rrenat

Eventop

Mumanin.com

People and Memories Talk – Dealing ëith the Past and Transitional Justice Programme

Ttaram

Better Community

sivotuan.org

Universitetet e Kosovës

StopSmoking!

Për të votuar, së pari duhet të regjistroheni dhe pastaj keni në dispozicion tri vota për tri projekte të ndryshme.

Procedura e votimit është shumë e rëndësishme për fazën tjetër në të cilën do të kalojnë projektet. Kjo periudhë përfundon më 28 maj 2013, për tu pasuar pastaj me fazën tjetër në të cilën juria në bazë të votave të marra dhe në bazë të vlerësimit të tyre të pavarur vendosë për shtatë finalist që do shkojnë në code sprints.