Back to Blog IF

March 3, 2016

Sfida e Dizajnit do të bashkoj mendjet kreative të nxënësve të shkollave fillore

Projekti tradicional që është ura lidhëse e njohurive, logjikës dhe kreativitetit të fëmijëve, po rikthehet sërish këtë vit, duke pasur në qendër të fokusit nxënësit e shkollave fillore të Kosoves.

Basic Educational Program (BEP) në sajë të përfundimit të misionit të tyre, gjatë këtij viti e kanë besuar dorëzimin e këtij aktiviteti tek IPKO Foundation – organizatë kjo, që ka për qëllim përfshirjen e teknologjisë në edukimin joformal në Kosovë, dhe stafi i të cilës janë jashtëzakonisht entuziastë për të përcjellur punimin e sfidave nga shkollat pjesëmarrëse, që i kanë punuar me shumë përkushtim dhe dashuri.

Sikurse edhe e dini, sfida e dizajnit është një garë që mbledh nxënësit e shkollave fillore të cilët janë të interesuar në krijimin e LEGO Robotave dhe Control Box (pajisjës kontrolluese). Synimi i këtij projekti është të nxjerr në pah imagjinaten e të rinjëve, t’i zhvilloj aftësitë e tyre logjike dhe t’i profesionalizojë njohuritë e tyre lidhur me robotët. Konkurentët e sfidës së dizajnit do të dorëzojnë zgjidhjen më praktike të sfidave, dhe ekipi më i mirë prej shkollave garuese, do të shpallet në fund fitues.

Për të mësuar sfidat e vitit 2016, klikoni në dokumentin pdf të bashkangjitur në këtë email, ku përveç problemeve që kërkojnë zgjidhje logjike, gjithashtu kërkohet nga mësimdhënësit që këto informa t’i ndajnë me nxënësit e tyre, të i’u ndihmojnë në zbërthimin e tyre (në mënyrë që të jenë sa më të kuptueshme), si dhe të punohet në grupe që pajtohen me zgjidhjen dhe punimin e sfidave bashkarisht. Bashkë me sfidat, stafi i IPKO Foundation kemi pergatitur edhe një shtojcë me udhëzime të cilat duhet të ndjeken gjatë ecurisë së punës.

Stafi i Sfidës së Dizajnit iu inkurajon që të përfshini edhe nxënësit e shkolles suaj në këtë aktivitet kreativ, që realizohet me pëlqimin e Ministrisë së Arsimit në Kosovë, sepse kjo do të ishte një aktivitet interesant për fëmijët. Ne i’u dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese!