BarCamp Prishtina #12 – Community boost_r

Posted on: April 24, 2013

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në edicionin e dymbëdhjetë me radhë të BarCamp Prishtina i cili mbahet më 29 Prill në “Teatrin Oda” nga ora 17:30.

 

Ky edicion i BarCamp Prishtina do të sjell detajet e para konkrete mbi projektin Community boost_r

organizohet për herë të parë në Kosovë dhe i cili ka për qëllim që të frymëzoj, mundësoj, dhe promovoj forma të ndryshme të teknologjisë online që mundësojnë pjesëmarrjen qytetare në iniciativat për transparencë dhe llogaridhënie të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor.

Projekti në Kosovë implementohet nga IPKO Foundation në bashkëpunim me Fundacja TechSoup  dhe Dokukino dhe në partneritet me TechSoup Global, Zasto ne, me mbështetjen e Charles Stewart Mott Foundation dhe National Endowment for Democracy.

Pjesëmarrja

në këtë projekt paraqet një mundësi unike dhe të vlefshme për të shkëmbyer informata mbi idetë, ndërtimin e komuniteteve dhe pranimin e një mundësie lansimi të një platforme funksionale që do të ndryshojë shoqërinë.

Community boost_r ofron për qytetarët, dizajnerët, programerët, dhe OJQ-të,  mundësi përtë fituar grante prej $5000, për të demonstruar përkushtim për të ndërtuar një shtet më të fuqishëm si dhe për tu lidhur me novator, komunitete aktive, publikun, bizneset, OJQ-të.

Për të mësuar më shumë rreth këtij projekti, IPKO Foundation ju mirëpret në edicionin e radhës të BarCamp Prishtina nga ora 17:30, ku do të shpalosen detaje rreth mundësive që do të keni dhe kushteve për pjesëmarrje në Community boost_r.

Me respekt,

IPKO Foundation